JAPONI – Lavrov paralajmëron Londrën kundër iniciativave të tjera antiruse

TOKIO, 21 mars /ATSH-AFP/ – Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov akuzoi sot Londrën se kishte zgjedhur vullnetarisht për të minuar marrëdhëniet ruso-britanike në çështjen e helmimit të një spiuni rus në Britaninë e Madhe duke kërcënuar se do të përgjigjej për iniciativa të tjera të mundshme anti-ruse.

“Nuk ka asnjë dyshim që qeveria britanike ka zgjedhur vullnetarisht të minojë marrëdhëniet ruso-britanike”, deklaroi Lavrov në Tokio, në përfundim të një takimi me homologun japonez, Taro Kono.

“Nëse kjo tendencë vazhdon nën formën e iniciativave anti-ruse, askush nuk ka braktisur parimin e reciprocitetit”, theksoi ai.

Lavrov i kërkoi qeverisë britanike të reagonte me qetësi për helmimin e ish-spiunit, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, në Salisbury më 4 mars./ /ec/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.