PRISHTINË, 21 Mars/ATSH/.- Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, dënoi sot hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ndërsa pritej të votohej marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.
“Dënoj fuqishëm përdorimin e gazit lotjsellës. Kjo sjellje nuk ka vend në një demokraci. Në këtë ditë të rëndësishme, liderët e Kosovës duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe të votojnë marrëveshjen e Demarkacionit. Qytetarët e tyre vetëm mund të përfitojnë nga ky hap drejt liberalizimit të vizave”, shkruan Hahn në një postim në Twitter.
Kuvendi i Kosovës aktualisht është në pushim për shkak të hedhjes së gazit për herë të dytë nga deputetët e VV-së./k.s./
