Agjencia Telegrafike Shqiptare

Forcat e Armatosura në ndihmë të banorëve në Shkodër

TIRANË, 21 Mars /ATSH- I. Vata/ – “Dhjetëra banorë janë evakuuar nga Forcat e Armatosura në fshatrat e përmbytur në Shkodër dhe qindra të tjerëve u është mundësuar lëvizja me mjetet ujore dhe ato të larta”, pohoi sot Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Xhaçka u shpreh se, “gjatë këtyre ditëve të vështira, FA-të janë përballur edhe me emergjenca mjekësore, ndërkohë që kanë shpërndarë ushqime, dhe aty ku ka qenë e mundur, janë kujdesur edhe për gjënë e gjallë”.

Më shtimin e reshjeve janë shtuar dhe përforcimet e Forcave të Armatosura në të gjithë zonat e përmbytura për t’u ardhur në ndihmë banorëve për transportimin, shpërndarjen e ushqimit dhe për të përballuar emergjencat mjekësore./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version