PRISHTINË, 21 Mars/ATSH/.- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, dekalroi sot se hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës do ta kthejnë mbrapa Kosovën në zhvillimet e saj demokratike.
“Jam e tronditur dhe e shokuar me këto që ndodhën tani. Janë kundër principeve të BE-së dhe e kthejnë Kosovën prapa në zhvillimin e saj demokratik dhe është e rrezikshme”, tha ajo.
Apostolova u shpreh se ka pasur takim me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti, të cilit i ka shprehur pakënaqësinë me veprimet e fundit në Kuvend.
Apostolova përgëzoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që erdhën për të votuar demarkacionin, duke shfaqur shpresën se, siç u shpreh ajo, do të ketë një vendim përfundimtar./KosovaPress/k.s/
