KENIA – Zhduket përfundimisht specia e rinocerontit të Bardhë Verior

NAIROBI, 20 mars /ATSH-AA/ – Si pasojë e ndërlikimeve të moshës, në Kenia ngordhi specia e fundit në botë mashkull e rinocerontit të Bardhë Verior.

Në një deklaratë të Qendrës për Kujdesin e Kafshëve ”Ol Pejeta”, në Kenia, thuhet se rinoceronti mashkull, me emrin Sudan, ka ngordhur nga komplikimet e moshës së tij 45-vjeçare.

“Me zemërim të thellë njoftojmë se mashkulli i fundit në botë nga specia e rinoCerontit të Bardhë Verior ka ngordhur në moshën 45-vjeçare”, thuhet në njoftim.

Qendra për konservimin e specieve të rralla vazhdon të kujdeset për dy rinocerontet e Bardha Veriore femra.

“Rinocerontët e Bardhë Veriorë kanë qenë shumë pjellorë në Afrikën e Veriut, por numri i tyre ka rënë si pasojë e gjahut të paligjshëm nga shkaku i kërkesës për bririn e tyre”, tha Vigne.

Sipas ekspertëve, mosha 45-vjeçare e Sudanit është e barazvlefshme me një njeri 100-vjeçar./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.