STRASBURG – KiE: Numri i pakufizuar i mandateve presidenciale një regres demokratik

STRASBURG, 19 mars /ATSH-AFP/ – Ekspertët e Këshillit të Europës, mbështetës i respektimit të të drejtave të njeriut në hapësirën europiane, nënvizuan se heqja e kufizimit të numrit të mandateve presidenciale ishte një regres demokratik, në një raport të publikuar sot.

“Kufizimi i numrit të mandateve presidenciale në sistemet presidenciale dhe gjysmë-presidenciale kontribuon në parandalimin e abuzimeve me pushtetin dhe nuk kufizon në mënyrë abuzive të drejtat e pretendentëve për funksionin, as ato të zgjedhësve”, theksojnë ekspertët për të drejtën kushtetuese të Komisionit të Venecias, një organ i Këshillit të Europës.

“Ndryshimi i numrit të mandateve të lejuara kërkon një rishikim kushtetues dhe ky i fundit duhet të jetë i motivuar me faktin për të përmirësuar funksionimin e shtetit dhe jo për të riforcuar pushtetin dhe interesat e presidentit në detyrë”, theksojnë ekspertët.

Mes vendeve të studiuara, pesë grupe dallojnë. Grupi i parë i vendeve si Italia, Kosta Rika, Qipro dhe Venezuela nuk njohin asnjë kufizim mandatesh.

Në grupin e dytë që përfshin Kilin, Zvicrën dhe Uruguajin, numri i mandateve të njëpasnjëshme është i kufizuar, por jo ai i numrit i përgjithshëm të mandateve.

SHBA-ja, Algjeria, Greqia, Polonia dhe Afrika e Jugut e kanë të kufizuar në dy mandate të mundshme që mund të jenë të njëpasnjëshme ose jo.

Shumë vende, si Franca, Rusia, që sapo rizgjodhi president, Vladimir Putin, Argjentina, Brazili, Estonia apo Finlanda kufizojnë në dy numrin e mundshëm të mandateve të njëpasnjëshme.

Disa vende, si Armenia, Koreja e Jugut dhe Meksika ndalojnë çdo rizgjedhje./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.