SHBA – Dështime të tjera për “Facebook” rreth përdorimit të të dhënave personale

UASHINGTON, 19 mars /ATSH-AFP/ – Rrjeti social “Facebook” regjistroi humbje në bursë pas zbulimit të përdorimit të të dhënave personale të miliona përdoruesve nga një shoqëri e lidhur me fushatën e Donald Trump, një polemikë që, sipas ekspertëve, mund të kërcënojë modelin e tij ekonomik.

Rreth orës 18:00 GMT, Facebook pësoi një humbje prej 6,5% duke arritur në 173,06 dollarë.

Në Europë dhe në SHBA shumë zëra kërkuan hetime pasi gazetat amerikane “New York Times” dhe britanike “Observer” konfirmuan këtë fundjavë se kompania britanike “Cambridge Analytica” (CA), e specializuar në komunikimin strategjik, kishte marrë pa miratimin e tyre, të dhënat e 50 milionë përdoruesve për të krijuar një program që mundësonte parashikimin dhe influencimin e votës së zgjedhësve.

CA ka punuar për fushatën e kandidatit republikan, Donald Trump, zgjedhur president i SHBA-së në fund të vitit 2016.

“Facebook” njoftoi tha se kishte bllokuar qasjen e firmës britanike në platformën sociale, pasi kompania londineze nuk i kishte fshirë të dhënat e përdoruesve të marra në mënyrë të gabuar, siç kishte premtuar./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.