RUSI – Putin fiton presidencialet me 76,67 % të votave

MOSKË, 19 mars /ATSH-AFP/ – Vladimir Putin u rizgjodh për një mandat të katërt me 76,67% të votave gjatë presidencialeve ruse të dielën, njoftoi sot Komisioni Elektoral pas numërimit të 99,80% të fletëve të votimit.

Putini, i cilësuar si njeriu më i rëndësishëm për vendin e tij, arriti të kalojë rezultatin e tij të zgjedhjeve të mëparshme të vitit 2012 dhe doli më mirë nga se parashikonin sondazhet e javëve të fundit.

Përsa i përket pjesëmarrjes në votim, ajo ishte 67,4%./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.