MALI I ZI – Veterani i politikës, Milo Gjukanoviç shpall kandidaturën për president

PODGORICË, 19 mars /ATSH-AFP/ – Veterani i politikës së Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili drejtoi vendin për një çerek shekulli deri kur dha dorëheqje në vitin 2016, shpalli sot kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të 15 prillit.

‘’Ky vendim është shprehje e përgjegjshmërisë time kundrejt trashëgimisë dhe nevojave për zhvillimin e Malit të Zi në të ardhmen’’, u shpreh politikani 56-vjeçar për mediat.

Ai u zgjodh për herë të parë në postin e kryeministrit në vitin 1991.

Nismëtar i rëndësishëm i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Milo Gjukanoviçi është gjithashtu një mbështetës i zjarrtë i anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Europian.

Mali i Zi është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2012./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.