BRUKSEL – BE dënon ashpër sulmin ndaj ish-agjentit rus

BRUKSEL, 19 mars /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian ka dënuar ashpër sulmin me gaz nervor ndaj ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij duke i bërë thirrje Rusisë që të trajtojë urgjentisht çështjet e ngritura nga Britania e Madhe, deklaruan ministrat e Jashtëm të unionit gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp.

Gjatë deklaratës ministrat e Jashtëm të unionit thane se BE-ja ishte e tronditur nga përdorimi i agjentit nervor, i krijuar nga Rusia duke shprehur solidaritetin e pakufizuar dhe mbështetjen për Britaninë e Madhe.

“BE-ja mbështet vlerësimet e qeverisë britanike që ka shumë gjasa që Federata Ruse të ketë qënë përgjegjëse për kryerjen e sulmit”, deklaruan ministrat duke theksuar se përdorimi i armëve kimike ishte një shkelje e qartë e ligjeve ndërkombëtare.

Unioni i 28 vendeve anëtare i bëri thirrje Rusisë që të trajtonte urgjentisht çështjet e ngritura nga Britania e Madhe dhe komuniteti ndërkombëtar./ /a.i/  a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.