Monumentet e kulturës në Berat gati për të pritur turistët e huaj

TIRANE,16 Mars /A.Alla ATSH/ – Monumentet e kulturës vazhdojnë të marrin vëmendje të veçantë pikërisht në këtë periudhë kur fillojnë përgatitjen për sezonin e ri turistik.

Këto monumente kanë vlera historike dhe kulturore dhe janë një atraksion interesant për vizitorët vendas e sidomos të huaj që shfaqin kuriozitet për të mësuar mbi rrënjët e historisë shqiptare.

Specialistët e DRKK, Berat në pritje të fillimit të sezonit turistik, janë duke ndërhyrë për të plotësuar me tabela dhe duke zëvendësuar ato më të dëmtuarat në disa nga monumentet më të spikatura.

Tabelat e reja po vendosen në disa monumente me rëndësi historike në Berat, si në Kishën e Shën Kollit, Kisha e Shën Mëri Vllahernës në të cilat turistët si vendas dhe të huaj, do të kenë mundësi të informohen mbi rëndësinë dhe vjetërsinë e këtyre monumenteve në sajë të përshkrimit dygjuhësh shqip dhe anglisht që shoqëron këto tabela.

Ne të gjithë duhet të përkujdesemi e t’i mirëmbajmë ato, sepse jo vetëm tregojmë kulturë e qytetari, por i ofrojmë shërbim shumë herë më të mirë turistëve të cilët duhet të njihen me historikun dhe vlerat e Trashëgimisë sonë Kulturore. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.