SPORT – Sevilja në çerekfinale pas 60 vitesh

238

MANÇESTER, 13 mars /ATSH/ – Në ndeshjen e kthimit në “Old Trafford” për një të tetën e finaleve për Ligën e Kampioneve, pas rezultatit 0-0 në ndeshjen e parë, Sevilja e Montella-s arrin të mundë 2-1 Manchester United dhe kualifikohet, për herë të parë që prej vitit 1958, në një të katërat e finales.

Golat për ekipin spanjoll i shënoi Ben Yedder në minutën e 74-ët dhe 78-të.

Ndërsa për Djajtë e Kuq ishte Lukaku në minutën e 84-ët./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.