SHBA – Trump kërkon ekip të ri diplomatik para negociatave me Korenë e Veriut

313

UASHINGTON, 13 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan Donald Trump dëshironte të ndrysonte ekipin e tij para negociatave me Korenë e Veriut, njoftoi një përgjegjës i lartë amerikan për të shpjeguar arsyet e largimit të Rex Tillerson, që u zëvendësua sot në krye të diplomacisë amerikane nga shefi i CIA-s.

Mike Pompeo do të marrë drejtimin e departamentit amerikan të Shtetit vetëm pak ditë pas njoftimit të një takimi historik, që vendi, data dhe modalitete të tjera ende mbeten për t’u zbuluar, mes presidentit amerikan dhe kreut koreanoverior Kim Jong Un.

Dhjetorin e kaluar, Trump hodhi poshtë refuzimet se ditët e Tillersonit ishin të numëruara duke thënë se të dy bashkë punonin ”shumë mirë”.

Trump shtoi se Gina Haspel do të jetë shefja e re e CIA-s, e para grua që do të jetë në krye të Agjencisë Qendrore të Shërbimit Sekret./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.