RUSI – Moska: Të gatshëm për bashkëpunim me Londrën për helmimin e ish-agjentit rus

201

MOSKË, 13 mars /ATSH-AFP/ – Shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov paralajmëroi sot se Rusia, e pafajshme, do të bashkëpunojë me Londrën në lidhje me helmimin e një ish-agjenti rus vetëm me kusht që të ketë akses në substancën toksike që u përdor, duke hedhur poshtë gjithashtu ultimatumin e Theresa May.

“Rusia është e pafajshme dhe e gatshme të bashkëpunojë me hetimin nëse Britania e Madhe përmbush detyrimet e saj ndërkombëtare”, deklaroi ai në Moskë gjatë një konference për shtyp.

Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi dje se “me shumë mundësi Rusia është përgjegjëse për helmimin e Sergei Skripal dhe të vajzës së tij Julia, që ndodhi më 4 mars në Salisbury, në Angli”.

Ajo i ka dhënë kohë deri sot në mbrëmje Moskës që të japë shpjegime para Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.