Pesha e biznesit të vogël më e lartë se në BE

245

TIRANË, 13 Mars/ATSH/ – Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) përbëjnë kolonën kryesore për shumicën e ekonomive.

Por referuar të dhënave të INSTAT, krahasuar me Bashkimin Evropian, shohim që ndikimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është më i rëndësishëm në Shqipëri, sepse zë një përqindje me të lartë në të tre treguesit e marrë në shqyrtim.

Në Shqipëri numri i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është 99.9% nga 99.8% në BE, numri i të punësuarve në këtë grup ndërmarrjesh është 81% në Shqipëri nga 66.6% në BE. Vlera e shtuar e realizuar nga NVM në Shqipëri përbën 66.9% nga 56.8% në BE./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.