Agjencia Telegrafike Shqiptare

FA dhe FNSH në ndihmë të banorëve në Shkodër

TIRANË, 13 Mars /ATSH- I. Vata/ – Me rikthimin e prurjeve, në  Obot janë rikthyer edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë me mjetet e larta dhe lundruese, duke rifilluar punën për transportin e banorëve, deklaroi sot Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ndërsa prefekti i Shkodrës Çesk Millja tha për ATSH se “reshjet e fundit kanë shtuar prurjet në Shkodër, ndërsa më e prekur është zona e Anës së Malit-Dajç dhe kryesisht fashatin Obot”.

Prefekti Millja, u shprehet se “në të gjithë zonën me shtimin e reshjeve dhe prurjet e lumit Drin, prezenca e ujët shkon nga 0-1m . “Sipërfaqja që ka zënë ujë është nga 1260-1700 ha në të gjithë tokat bujqësore, ndërsa në fshatin Obot është një segment rruge i mbuluar nga ujë”, tha Millja.

Po ashtu, Millja rikonfirmon se Forcat e Armatosura kanë shtuar prezencën e tyre me mjete të larta për t’ju ardhur në ndihmë banorëve dhe kanë qenë në gatishmëri, nga ora 7 e mëngjesit dhe për gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona të mbrëmjes.

“Janë shtuar dhe forcat e FNSH-së në të gjithë territorin për t’ju ardhur në ndihmë banorëve dhe veprave të rëndësisë së veçantë, siç janë nënstacionet elektrike”, tha ai.

Problemi mbetet për sa i përket sektorit të bujqësisë dhe furnizimin me koncentrat për bagëtitë, tha Millja, duke shtuar se janë ndarë 32 ton koncentrat, ndërsa pritet një tjetër ndihmë.

“Të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të përballuar situatë, pavarësisht se situate është e vështirë”, theksoi ai. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version