SPORT – Qeveria greke pezullon kampionatin kombëtar të futbollit

251

ATHINË, 12 mars /ATSH-AFP/ – Superliga greke është pezulluar për shkak të ngjarjeve në ndeshjen e futbollit mes PAOK-ut të Selanikut dhe AEK-ut të Athinës, deklaroi sot zëvendësministri i Sportit, Giorgos Vassiliadis, pasi u takua me kryeministrin Aleksis Cipras. Ndeshja mes PAOK-ut dhe AEK-ut në Tumba, të dielën në mbrëmje, u ndërpre pasi një gol i dyshimtë u realizua në minutën e 90-të dhe shkaktoi reagimin e presidentit të PAOK-ut,  Ivan Savvidis, i cili hyri në fushë i rrethuar nga truprojat dhe mbante në dorë një armë zjarri. Forcat e sigurisë së Selanikut njoftuan sot se janë në kërkim të presidentit të ekipit të futbollit PAOK-u i Selanikut, Ivan Savvidis për ta arrestuar atë për shkelje të ligjeve sportive.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.