TIRANE, 12 Mars/ATSH/- Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Sipas shërbimit meteorologjik, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatës. Në zonën e Veriperëndimore dhe atë Qendrore hera-herës reshje me intensitet deri edhe të lartë në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-18m/sek. Deti i forcës 5 me lartësi dallge 3.0 metër. Mjegull/mjegullinë për shkak te reshjeve.
Parashikimi i motit, e hënë 12 Mars 2018
