Meghan Markle e pranishme në çdo event ku familja mbretërore është e ftuar

268

TIRANË, 12 Mars /ATSH/  Në ditën e Commonwealth në Westminster Abbey, aktorja amerikane Meghan Markle edhe pse nuk është ende pjesë e familjes mbretërore është shfaqur krah të fejuarit të saj Princ Harry, Mbretëreshës, Dukeshës Kate dhe Princ William.

Gjithë vëmendja e të pranishmëve, por edhe e medias ishte e fokusuar tek Meghan, e cila u shfaq e

veshur me një fustan të zi dhe pallto të bardhë të Amanda Wakeley dhe kapele të Stephen Jones.

Meghan Markle dhe Princ Harry në muajin maj do të organizojnë edhe ceremoninë e tyre të martesës, e cila cilësohet si ngjarja më e rëndësishme e vitit./m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.