KOLUMBI – Presidenti Santos urdhëron rinisjen e bisedimeve të paqes me ELN-në

BOGOTA, 12 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos njoftoi sot se ka urdhëruar rinisjen e bisedimeve të paqes me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (ELN), guerilja e fundit e vendit, që bllokoi negociatat pas sulmeve tragjike kundër policisë.

“Për të shpëtuar jetë njerëzore, për të arritur një paqe të plotë në Kolumbi vendosa rinisjen e bisedimeve të paqes me ELN-në”, deklaroi Santos, duke saktësuar se i kishte dhënë udhëzime kryenegociatorit, Gustavo Belle për të shkuar në Quito për rifillimin e dialogut të nisur në shkurtin e vitit 2017 në kryeqytetin e Ekuadorit.

Presidenti kolumbian vendosi rinisjen e dialogut në përgjigje të armëpushimit të njëanshëm nga ana e ELN-së me rastin e zgjedhjeve parlamentare të së dielës.

Pa specifikuar datën e rinisjes së bisedimeve, ai shtoi se palët do të diskutojnë për një armëpushim të ri dhe ndërprerje të armiqësive për të shmangur humbjen e jetëve të tjera njerëzore.

ELN-ja përshëndeti këtë vendim në një deklaratë./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.