NJU DELHI – Presidenti francez, Emmanuel Macron në ditën e tij të tretë të vizitës zyrtare në Indi. PEKIN – Takim në Pekin mes një delegacioni koreanojugor dhe përgjegjësve kinezë, pas njoftimit të një takimi historik mes kreut koreanoverior, Kim Jong Un dhe presidentit amerikan Donald Trump. TOKIO – Ministri japonez i Punëve të Jashtme, Taro Kono takohet me shefin e shërbimeve sekrete koreanojugore, Suh Hoon. BERLIN – Nënshkruhet zyrtarisht kontrata e qeverisë së koalicionit mes konservatorëve të Angela Merkel dhe socialdemokratëve. ATHINË – Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa për vizitë në Greqi, takohet me homologun e tij Prokopis Pavlopoulos.
AXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/03/2018
