Agjencia Telegrafike Shqiptare

SOFT NEWS – SPANJË – Lionel Messi… baba për herë të tretë

MADRID, 10 mars /ATSH-AFP/ – Lionel Messi dhe bashkëshortja e tij Antonella Roccuzzo janë bërë për herë të tretë prindërit e një djali me emrin Ciro, njoftoi sulmuesi i njohur i FC Barcelonës.”Mirë se vjen Ciro!! Lavdi Zotit gjithçka ka shkuar mbarë.  Djali dhe nëna e tij janë shumë mirë. Jemi shumë të lumtur!!, shkruan Messi në një postim në Instagram, duke shoqëruar këtë mesazh me një foto ku shfaqet dora e të sapolindurit.Çifti njoftoi tetorin e kaluar lajmin e mrekullueshëm. Më pas, Antonella bëri me dije se do të bëhej sërish nënë e një djali pas Thiagos (5 vjeç) dhe Mateos (2 vjeç) të cilin do ta quanin Ciro. Të dy bashkëshortët kanë lindur në Rosaria, në Argjentinë, Lionel Messi, 30 vjeç, dhe Antonella Roccuzzo, 30 vjeç u njohën sëbashku në vitin 1996, por lidhja e tyre nisi dhjetë vite më vonë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version