SOFT NEWS – Laptopët e nxënësve përfundojnë në… kazino!

KARAKAS, 10 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti venezuelian, Hugo Chavez, i cili vdiq në vitin 2013, dëshironte t’u ofronte laptopë nxënësve, por, në një vend të sunduar nga korrupsioni, këto pajisje janë gjetur në shitje në faqe interneti dhe në kazino, njoftoi sot prokuroria. ”Rreth 1 000 laptopë, të quajtur ‘canaimitas’, u gjetën gjatë operacioneve të fundit policore në sallat e kazinove dhe më pas iu dorëzuan Ministrisë së Arsimit”, deklaroi prokurori i përgjithshëm, Tarek William Saab, gjatë një konference për shtyp. Në raport me katër milionë laptopë që i janë shpërndarë nxënësve që prej vitit 2009, kjo shifër duket modeste, por prokuroria ka vënë theksin mbi rrugën që kanë ndjekur këto laptopë vitet e fundit. Hugo Chavez e kishte filluar këtë plan nën sloganin “Kompjutera për të gjithë”.  Edhe pasuesi i tij Nicolas Maduro e vazhdoi këtë projekt.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.