Reduktim drastik i radhëve dhe pritjes për bizneset dhe qytetarët

TIRANË, 10 Mars /ATSH/ – Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj zhvilloi sot një vizitë punë në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Korçë. Sipas Ahmetaj, reforma e derregullimit, e cila ka si synim uljen e numri të dokumenteve që i kërkohen qytetarit apo sipërmarrjes nga shteti, solli një reduktim drastik të radhëve dhe pritjes për bizneset dhe qytetarët.

“Mbi 1200 vërtetime në muaj që më parë ofroheshin vetëm të printuara në letër, tani falë reformës së derregullimit, gjenerohen lehtësisht online përmes platformës e-Albania”, bëri të ditur ministri.  Numri i veprimeve në sportel, sipas tij, është ulur nga 1200 në vetëm 200 në muaj. Ahmetaj vuri në dukje se për bizneset e vogla që do të përfshihen në skemën e deklarimit të TVSH, do të ketë një sportel të dedikuar asistence, informimi dhe trajnimi, në Korçë dhe në çdo zyrë të shërbimit të tatimpaguesve, në të gjithë Shqipërinë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.