TIRANË, 8 Mars/ATSH/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se pavarësisht reshjeve të dendura që kanë përfshirë të gjithë vendin ditët e fundit, furnizimi me energji është kryer normalisht.Burime zyrtare të OSHEE-së, në një prononcim për ATSH-në bënë të ditur se pavarësisht kushteve të vështira të terrenit dhe motit të keq, të gjitha brigadat e punëtorëve të OSHEE ndodhen në gadishmëri,në mënyrë që t’i përgjigjen sa më shpejt nevojave të paraqitura në raste defektesh.
Reshjet, i gjithë vendi po furnizohet normalisht me energji
