PEKIN, 8 mars /ATSH-DPA/ – Kina ka mbështetur përparimet e fundit në konfliktin korean dhe u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut që të angazhohen në dialog sa më shpejt të jetë e mundur, deklaroi sot ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi.
“Çështja e Gadishullit Korean më në fund ka marrë një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur”, tha Wang për gazetarët gjatë Asamblesë Kombëtare të Popullit.
Qeveria e Koresë së Jugut njoftoi të martën se presidenti, Moon Jae In dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un kanë planifikuar të zhvillojnë një samit gjatë muajit prill, hera e tretë në histori që liderët vendosin të takohen.
“Lehtësimi në konfliktin e Gadishullit Korean ka treguar se plani ‘pezullim-për-pezullimin’ i Kinës ka funksionuar”, deklaroi Wang.
Kina ka propozuar që SHBA-ja dhe Koreja e Jugut të ndalin manovrat ushtarake në këmbim të pezullimit të programeve bërthamore dhe raketore të Phenianit./a.i/ a.jor.