AIDSSH-Koni: Muzeu i Shkencave të Natyrës të njihet me emrin “Sabiha Kasimati”

TIRANË, 8 Mars /ATSH- I. Vata/ – Me rastin e 8 Marsit, pas një parashtrese të AIDSSH për figurën e lartë shkencore dhe humane të Dr. Sabiha Kasimatit, nderi i Kombit, Rektori i UT Mynyr Koni, i propozoi publikisht Senatit që Muzeu i Shkencave të Natyrës të njihet me emrin e shkencëtares së nderuar, Sabiha Kasimati, ekzekutuar nga regjimi komunist. Në një njoftim në faqen e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1941-1991, thuhet se “Sabiha Kasimati qe shkencëtarja e parë shqiptare, me kontribut të shquar në studimin e peshqve të ujërave të ëmbla të Shqipërisë dhe me kontributin në punën e saj pranë Institutit të Shkencës. Vepra e rrallë si shkencëtare pioniere dhe jeta e saj u prenë në mënyrë tragjike me ekzekutimin e saj pa gjyq, në vitin 1951 nga regjimi komunist”. Më herët, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. asics gel kayano Mynyr Koni, Muzeu dhe Kryetarja e AIDSSH Gentiana Sula firmosën marrëveshjen për bashkëpunim mes dy institucioneve, që përfshin: 1. Vendosjen e një bashkëpunimi afatgjatë dhe të frytshëm në kuadrin e praktikës mësimore, kërkimit shkencor, hartimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta në përputhje me misionin dhe fushën e përgjegjësisë të të dy palëve. 2. Angazhimin e studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë, Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, në studime, monitorime dhe veprimtari të tjera ndërgjegjësuese dhe trajnuese të organizuara nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit; 3. Soldes Louboutin Angazhimin e studentëve që studiojnë në Fakultetit të Drejtësisë, Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, të Universitetit të Tiranës në praktika mësimore me kohëzgjatje të caktuar pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Cila ishte Sabiha Kasimati? Sabiha Kasimati lindi në Edirne më 1912, ishte e bija e një mjeku me origjinë nga Libohova, që ushtronte zanatin e tij në Turqi. Kur familja u kthye në Shqipëri, ajo u vendos tek i vëllai në qytetin e Korçës. Ajo ishte vajza e parë që ndoqi Liceun Francez të Korçës, dhe ishte shoqe klase me Enver Hoxhën, diktatorin e ardhshëm. Në 1936 u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Biologjike në Torino, ku përveçse u diplomua, arriti të mbrojë edhe doktoraturën në vitin 1941. nike air max command soldes Ishte viti 1951 kur një bombë shpërtheu në oborrin e ambasadës ruse në Tiranë, regjimi, në bazë të planeve dhe listave të parapërgatitura më parë, urdhëroi arrestimin e rreth njëqind qytetarëve, dhe ja që përfshihet edhe biologia Sabiha Kasimati. Në natën e 26 shkurtit 1951, të lidhur me tela me gjemba, ata u pushkatuan një nga një diku pranë urës së Beshirit dhe trupat e tyre u hodhën të gjithë në një gropë të madhe të hapur disa ditë më parë. nike air max tavas Sabiha Kasimati ishte e vetmja grua e pushkatuar mes 22 burrave, dhe duke qenë se u pushkatua e fundit, atë nuk e kapi plumbi direkt, por u mbyt me dhunë përmes ulërimave të saj, që tmerruan të gjithë banorët e zonave përreth, deri sa dha frymën e fundit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.