Meta uron mësuesit: Respekt për punën dhe misionin tuaj fisnik

TIRANË, 7 Mars /ATSH- I. Vata/ -Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar sot mësuesit me rastin e ditës së 7 marsit, duke shprehur mirënjohje e respekt për punën dhe misionin e tyre fisnik.

Në një postim në statusin e tij social Meta shprehet se “Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik”.

Presidenti Meta bashkë me urimin sjellë fotografi të mësimdhënies ndër vite si një stafetë brezash në mësimdhënie në arsimin shqiptar./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.