TIRANË, 7 Mars /ATSH- I. Vata/ Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka zgjedhur sot të urojë 7 marsin, ditën e Mësuesit, nëpërmjet shprehjes se shkencëtares së njohur në botë me origjinë shqiptare, Carol L. Folt e cila është një model suksesi.
Në faqen e saj, ambasada e SHBA-së shprehet se “Carol L. Folt, mbesa e emigrantëve nga Shqipëria dhe një shkencëtare e njohur në mbarë botën, mësuese fituese e shumë çmimeve dhe një udhëheqëse akademike e suksesshme, ka thënë se ajo mbetet besimplotë në të ardhmen e arsimit të lartë sepse ajo gjithnjë ka besuar në fuqinë e edukimit të lartë për të ndryshuar jetë”.
“Kush ka qenë mësuesja që ka ndikuar më shumë në jetën tuaj? Dita e Mësuesit”, pyet ambasada e SHBA-së në Tiranë, duke postuar foton e mbesës së emigrantit shqiptar, Carol L. Folt më thënien e saj./e.caushi/
