Sfilata e Valentinos portretizon gruan romantike

TIRANË, 6 Mars /ATSH/ – E veshur me lule dhe mantel, super-femërore, por pa asnjë shenjë dobësie, kjo është gruaja e portretizuar nga Pierpaolo Piçoli për koleksionin vjeshtë/dimër, 2018-2019 të Valentino-s, si pjesë e Javës së Modës në Paris.

Sipas stilistit: Moda duhet të reagojë dhe të reflektojë që romancën e lirinë ta sjelli si një qasje drejt jetës dhe emocioneve, duke mos hedhur poshtë çdo lidhje me brishtësinë.

Gruaja e Valentinos është romantike, e veshur me lule të egra, por çantat kanë përmasa të mëdha dhe tone pothuajse të ndritshme, për të shprehur dhe treguar forcën e kësaj heroine të re të jetës së përditshme, të aftë për të reaguar ndaj agresivitetit të kohës sonë dhe duke e hedhur poshtë atë.

Ngjyrat janë vendimtare, nga ngjyra e kuqe klasike deri tek ngjyra e trëndafilit, të përdorura edhe për xhaketat./a.a//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.