Agjencia Telegrafike Shqiptare

RUMANI – Arrin në 80 numri i të vdekurve nga epidemia e gripit

BUKURESHT, 6 mars /ATSH-AGERPRES/ – Numri i të vdekurve arriti në 80 persona për shkak të gripit në Rumani, sipas Qendrës Kombëtare të Mbikëqyrjes dhe Kontrollit të Sëmundjeve të Transmetueshme në Institutin Kombëtar rumun të Shëndetit Publik (INSP).

Sipas INSP-së, shtatë personat e fundit që vdiqën për shkak të virusit të gripit ndodheshin më parë në kushte mjekimi dhe nuk kishin marrë vaksinën kundër gripit.

Janë katër gra, një 65-vjeçare nga Bukureshti dhe një 50-vjeçare nga Sibiu, dy nga qyteti i Prahovas, respektivisht të moshave 46 dhe 70 vjeç dhe dy burra 53 dhe 68 vjeç nga qyteti Bihor dhe Bukureshti.

Në Bukuresht ka vdekur gjithashtu edhe një 80-vjeçar./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version