SPORT- Barcelona mposht Atletiko Madrid, Messi shkon 600

Barcelonë,5 Mars/ATSH-ANSA/- Ekipi i Barcelonës vijon rrugën e pacënuar drejtë titullit kampion në La Liga, duke mposhtur me rezultatin minimal 1 me 0, ekipin madrilen të Atletiko Madrid.

Në pamundësi për ti bërë ballë ekipit të Barcelonës, të besuarit e Diego Simeones, u përpoqën të ndalin ekipit nga katalonja por gjithçka rezultoi e kotë, pasi në minutën e 26 ishte pikërisht Lionel Messi i cili shënon golin e vetëm të takimit, duke e çuar numrin e golave të shënuar prej tij në kampionatin spanjoll, në 600.

Blaugranët realizuan dhe golin e dytë me Luis Suarez, por u anulua, pasi sipas anësorit uruguajani ishte në pozicion jashtë lojë, ndërsa një episod tjetër ishte ai i dëmtimit të kapitenit Andres Iniesta, duke e vënë në pikëpyetje aktivizimin e tij ndaj ekipit të Chelsea në Champions League.Pas kësaj fitoreje, Barcelona e çon në 8 pikë diferencën me Atleticon e Madridit. Ndërkohë, Reali gjendet praktikisht jashtë luftës për kampionatin, pasi është 15 pikë larg kreut./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.