RUSI – Moska propozon një takim Lavrov-Tillerson

MOSKË, 5 mars /ATSH-AFP/ – Moska i propozoi Uashingtonit një takim mes krerëve të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov dhe atij amerikan Rex Tillerson, në Etiopi, në ditët në vijim, njoftoi sot një përgjegjës i lartë i diplomacisë ruse.

“Nuk kemi asnjë informacion nëse axhendat e tyre mund të përputhen, por ne e konsiderojmë se ky kontakt do të jetë i nevojshëm”, njoftoi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Riabkov, i cituar nga agjencitë ruse.

“Çështjet mbi të cilat duhet të bisedohet vetëm shtohen dhe është kjo arsyeja që ne i bëjmë këtë propozim palës amerikane”, deklaroi ai.

Nga data 5-9 mars, Lavrov do të zhvillojë një tur në Angola, Namibi, Mozambik, Zimbabve dhe Etiopi.

Nga ana tjetër, Rex Tillerson do të zhvillojë nga data 6-13 mars vizitën e tij të parë në Afrikë, ku do të vizitojë Çadin, Xhibutin, Etiopinë, Kenian dhe Nigerinë./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.