Agjencia Telegrafike Shqiptare

Magjia e Drilonit nën dëborë

TIRANË, 28 Shkurt/ATSH/ – Driloni, një nga mrekullitë që natyra ka krijuar buzë liqenit të Ohrit, ofron këto ditë dimri një pamje përrallore.

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë gjithë vendin, i kanë shtuar magjinë qytetit të Pogradecit.

Driloni, ku gjatë tri stinëve të tjera të vitit mund të shëtitësh, vozitësh me varkë dhe të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur, sot ofron një pamje mbresëlënëse. Degët e pemëve janë varur nga dëbora, ndërsa varkat janë ankoruar buzë liqenit.

Mjelmat që gjallojnë këtë liqen notojnë mbi ujë duke ofruar një peizazh të mrekullueshëm.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Facebook, Bashkia e Pogradecit ju ofron të shijoni magjinë e qytetit dhe pamjet përrallore të ”Drilonit” në dëborë./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version