Agjencia Telegrafike Shqiptare

Dëbora zbardh përmendoren e Skënderbeut

TIRANË, 28 Shkurt/ATSH/.- Reshjet e dëborës zbardhën dje kryeqytetin duke orfruar pamje të pazakonta.

Përmes rrjetit social “Facebook” Kryeministri Edi Rama ndan pamjen e pazakontë të përmendores së Skënderbeut në qendrën e Tiranës zbardhur prej dëborës.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje të pazakontë të përmendores së Skënderbeut në qendrën e Tiranës zbardhur prej dëborës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.

Si pasojë e uljes së temperaturave, edhe Tirana u zgjua mes reshjeve të dëborës, shoqëruar më pas me reshje shiu. Në disa zona reshjet kanë mbuluar rrugët dhe makinat.

Meteorologët kishin paralajmëruar që edhe vendet e ulëta do të përfshiheshin nga reshjet e dëborës.

Prej dy ditësh i gjithë territori i vendit është pushtuar nga moti i ftohtë dhe me temperatura të ulëta.

Sipas parashikimit të motit duket se dhe kjo javë do të ketë mot të paqëndrueshëm ku do të mbizotërojnë temperaturat e ulëta të shoqëruara me reshje bore dhe shiu. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version