AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/02/2018 ​

TAIPEI (Tajvan) – Tajvani feston 71-vjetorin e një masakre të kryer nga trupat nacionaliste të Kumintangut.

XHAKARTA (Indonezi) – Ministri indonezian i Sigurisë organizon një takim që parashikon të lehtësojë pajtimin mes ish-rebelëve dhe anëtarëve të familjeve të viktimave të atentateve, nga 26 deri më 28 shkurt. ​

HONG KONG (Kinë) – Hong Kongu zbulon buxhetin 2018-’19.

SINGAPOR (Singapor) – Takim i ministrave të Tregtisë të Shoqatës së Kombeve të Azisë juglindore.

GJENEVË (Zvicër) – Kreu i diplomacisë ruse, Serguei Lavrov do të flasë para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së dhe  konferencës për çarmatimin. ​

LONDËR (Britani e Madhe) – Shitet në ankand portreti i princeshës, Ife Adetutu Ademiluyi, e ashtuquajtur “Tutu”, krijuar nga artisti nigerian, Ben Enwonwu, nga shtëpia e ankandeve Bonhams.

PRISHTINË (Kosovë) – 20-vjetori i fillimit të luftës së Kosovës.

PRISHTINË (Kosovë) – Vizitë e presidentit të Këshillit Europian, Jean-Claude Juncker në Kosovë.

SARAJEVË (Bosnje-Hercegovinë) – Vizitë e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në Bosnje-Hercegovinë.

BRASILIA (Brazil) – Prezantohet një raport i OCDE-së për Brazilin./ /ec/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.