Viti 2018, mundësi e artë për të avancuar drejt BE-së

TIRANË, 26 Shkurt/ATSH/.- “Viti 2018 përbën një mundësi të artë për të avancuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, deklaroi të hënën Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Bushati i vlerësoi mesazhet e Presidentit të Komisionit Europian, Juncker për ecurinë e reformave shtetkonsoliduese në Shqipëri janë inkurajim për të vijuar me kursin e reformave pavarësisht pengesave dhe vështirësive.

“Politika jonë e jashtme në rajon, e karakterizuar nga dinamizmi konstruktiv, trajtimi me realizëm e përgjegjshmëri i çështjeve ende të hapura në planin dypalësh, sikundër linjëzimi me politikën e jashtme të BE-së, janë asete që e bëjnë të dallueshme Shqipërinë në rajon”, shkruan ministri Bushati në rrjetin social “Facebook”, ndërsa shpërndan edhe foto nga vizita e Juncker në Tiranë./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.