Shqipëri-Itali, bashkëpunim në luftë kundër krimit të organizuar transnacional

TIRANE, 26 Shkurt/ATSH/- Bashkëpunimi  dy palësh në luftë kundër krimit të organizuar transnacional, të sofistikuar e te fortë ekonomikisht, për goditjen e lidhjeve të tij korruptive dhe aseteve kriminale, ishte në focus të takimit që ministry I Brendshëm, Fatmir Xhafaj zhvilloi sot me Prokurorin kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho.

Lajmi bëhet i ditur nga ministri Xhafaj në një postim në twitter teksa ka postuar edhe foto nga takimi.

“Sapo përfundova një takim shumë të dobishëm me mikun tim Prokurorin Kombëtar italian Antimafia dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho dhe bashkëpunëtorët e tij, që nga dje në Tiranë. Një diskutim shumë profesional dhe i frytshëm me një nga prokurorët më të njohur italian, me përvojë të shkëlqyer në luftë kundër krimit të organizuar”, deklaron Xhafaj.

Gjithashtu, mësohet se me Prokurorin De Raho është folur edhe për shkëmbim informacioni më të shpejtë, analiza dhe hetime të përbashkëta me skuadra mobile si dhe trajnime me policinë shqiptare./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.