KOLUMBI – ELN njofton armëpushim të ri për zgjedhjet parlamentare

BOGOTA, 26 shkurt /ATSH-AFP/ – ELN-ja, guerilja e fundit aktive në Kolumbi dhe ku dialogu me qeverinë është pezulluar momentalisht, njoftoi një armëpushim të ri me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 11 marsit.

”Ushtria për Çlirimin Kombëtar (ELN) do të ndërpresë operacionet ushtarake mes datave 9 dhe 13 mars, në shenjë respekti kundrejt zgjedhësve”, njoftoi grupi rebel në një deklaratë.

Guerilja bëri gjithashtu thirrje për rinisje të dialogut të paqes me qeverinë e presidentit Juan Manuel Santos, i bllokuar që në fund të janarit nga ky i fundit pas një seri sulmesh me eksploziv ku mbetën të vrarë tetë policë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

”Programi i diskutimeve do të vijojë me përpikmëri dhe pa vonesa për arritjen e një marrëveshje për të kapërcyer konfrontimin e armatosur për një Kolumbi në paqe”, sipas deklaratës së gueriljas./ /v.b/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.