BRUKSEL – Mogherini: Masakra në Gutan Lindore të ndërpritet menjëherë

BRUKSEL, 23 shkurt /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian kërkoi sot fundin e masakrës së kryer në bastionin rebel të Gutas Lindore, bombarduar që prej gjashtë ditësh nga aviacioni i regjimit sirian.

“Bashkimi Europian nuk ka fjalë për të përshkruar tmerrin që po përjetojnë banorët e Gutas Lindore (…) Masakra duhet të ndërpritet menjëherë”, konfirmoi përfaqësuesja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, në një komunikatë./ /ec/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.