Thaçi dekoron me “Medaljen Presidenciale” deputetët e pavarësisë

PRISHTINË, 17 Shkurt/ATSH/.- Presidenti Thaçi dekoroi me “Medaljen Presidenciale” në 10-vjetorin e Pavarësisë të gjithë deputet që votuan dhe nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

Sipas zyrës së shtypit të Presidentit, kreu i shtetit bazuar në kompetencat e tij ligjore dhe kushtetuese, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale në 10-vjetorin e Pavarësisë të gjithë deputetët që më 17 shkurt 2008, votuan dhe nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi ka dekoruar gjtihashtu me “Medalje Presidenciale”, në 10-të Vjetorin e Pavarësisë personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare, organizata vendore dhe ndërkombëtare. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.