MEKSIKË – Një tërmet 7,5 ballë Rihter godet jugperëndimin e vendit

MEKSIKO SITI, 17 shkurt /ATSH-DPA/ – Një tërmet me magnitudë 7,5 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur Meksikën.

Sipas Qendrës amerikane për Studime Gjeologjike (USGS) epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra në juglindje të qytetit Pinotepa Nacional, në shtetin Oaxaca, i cili ndodhet në pjesën jugperëndimore të Meksikës.

Nuk ka ende informacione për viktima apo për cunami./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.