Përkeqësimi i motit, policia rrit prezencën në akset kryesore

258

TIRANE, 13 Shkurt/ATSH-Z.Tosku/-Policia e Shtetit ka rritur prezencën e saj për të monitoruar situatën dhe trafikun në akset rrugore të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Fierit e Shkodrës ku prania e reshjeve është më intensive.

Mjetet e shërbimit të Policisë Rrugore do të jenë në lëvizje të vazhdueshme dhe në raste të veçanta do të përdorin edhe mjetet e sinjalizimit shtesë, gjatë patrullimit në të gjitha akset rrugore, duke u tërhequr vëmendjen përdoruesve të rrugës, të zbatojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur aksidentet e mundshme.

Ndërkohë, Policia Rrugore po bashkëpunon  edhe me entet pronare të rrugës dhe nënkontraktorët për vënien në gatishmëri të mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve dhe dhënien e ndihmës në rrugë.

Gjithashtu, Policia i ka bërë thirrje qytetarëve që mjetet rrugore t’i pajisin me zinxhirë për qarkullimin në rrugët  e mbuluara me dëborë apo në rastet kur ka prani të akullit në sipërfaqen e rrugës.

Në ndihmë të Policisë Rrugore në akset ku ka më shumë prezencë të reshjeve, janë edhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policive përkatëse.Në gatishmëri në rast nevoje janë edhe disa grupe të FNSH-së Shkodër, Tiranë, e Fier. /a.g//

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.