KUVAJT – Tillerson: Operacioni turk në Siri ka dobësuar luftën kundër ISIS

113
Secretary of State Rex Tillerson answers a reporters question about North Korea while he meets with German Foreign Minister Sigmar Gabriel at the State Department in Washington, Thursday, Nov. 30, 2017. (AP Photo/Cliff Owen)

KUVAJT, 13 shkurt /ATSH-AFP/ – Operacioni ushtarak turk në veri të Sirisë kundër forcave kurde, aleate të Uashingtonit, ka dobësuar luftën kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik, theksoi sot sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

“Ofensiva e Ankarasë, filluar më 20 janar, ka devijuar koalicionin ndërkombëtar nga lufta kundër Shtetit Islamik në lindje të Sirisë, sepse forcat kurde janë drejtuar drejt enklavës së Afrines”, konfirmoi Tillerson në një konferencë shtypi në Kuvajt, në përfundim të një takimi të koalicionit ndërkombëtar antixhihadist.

”Ne jemi në kontakt me aleatin tonë të NATO-s, Turqinë dhe mendojmë se është e rëndësishme që turqit të jenë të vetëdijshëm për efektin e këtij operacioni në misionin tonë kryesor, atë për të mundur ISIS-in”, shtoi ai./ /ec/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.