Kosovë, 10 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 8 dhjetor/ATSH/ Dhjetë raste me COVID-19 janë regjistruar sot në Kosovë nga 2 mijë e 288 mostra të testuara, ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë shëruar pesë qytetarë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157 mijë e 853.

Numri i rasteve aktive është 319.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 236 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 768 mijë e 814  qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.