Blinken: Duke punuar së bashku, ne do të ndalojmë të korruptuarit

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim shpërndau mesditën e së mërkurës, mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për korrupsionin.

“Duke punuar së bashku, ne do të ndalojmë aktorët e korruptuar të veprojnë pa u ndëshkuar”, deklaroi Blinken.

Departamenti i Shtetit rikonfirmon angazhimin për të gjithë ata që punojnë për të ndërtuar transparencë dhe llogaridhënie në mbarë botën.

Departamenti Amerikan i Shtetit njohu si kampionë të Antikorrupsionit për vitin 2021, 12 individë të cilët kanë treguar lidership, kurajo dhe ndikim në parandalimin, përshfaqjen dhe luftimin e korrupsionit në gjithë botën.

“Liria e medias luan një rol të domosdoshëm në informimin e publikut, për t’i mbajtur qeveritë përgjegjëse dhe për të treguar histori që përndryshe nuk do të tregoheshin. SHBA do të vazhdojë të mbrojë punën e guximshme dhe të nevojshme të gazetarëve në mbarë botën”, theksoi Sekretari amerikan i Shtetit në mesazhin e rishpërndarë nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.