PEKIN 2022 – SHBA nuk do të dërgojë zyrtarë diplomatikë në LOD

UASHINGTON, 7 dhjetor /ATSH-AA/- Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se SHBA-ja nuk do të dërgojë zyrtarë diplomatik në Lojërat Olimpike ose Paralimpike Dimërore të planifikuara të mbahen në vitin 2022 në Pekin.

Në një konferencë për media ku njoftoi vendimin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, përmendi “gjenocidin dhe krimet e vazhdueshme kundër njerëzimit në Xinjiang dhe abuzimet e tjera të të drejtave të njeriut” të kryera nga Kina.

Psaki tha se atletët e ekipit të SHBA-së kanë pas tyre “mbështetjen e plotë” të administratës së presidentit Joe Biden.

“Përfaqësuesit diplomatikë ose zyrtarët do t’i trajtojnë këto lojëra si biznes si zakonisht, përballë abuzimeve dhe mizorive skandaloze të të drejtave të njeriut nga PRC-ja (Republika Popullore e Kinës) në Xinjiang”, tha Psaki.

Disa vende kanë akuzuar Kinën për kryerjen e gjenocidit kundër ujgurëve. Pekini ka mohuar ndonjë keqbërje, duke i quajtur pretendimet si “gënjeshtra dhe virus politik”.

Më 18 nëntor, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se bojkoti diplomatik e Lojërave Olimpike Dimërore në Kinë është “diçka që e konsiderojmë”.

Disa ligjvënës amerikan dhe avokatë të të drejtave të njeriut në mënyrë të përsëritur kanë bërë thirrje për bojkot të lojërave të vitit 2022.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.