Moti i keq, Balluku: Grupet e punës së OSHEE-së në terren

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Moti i keq që ka shoqëruar vendin tonë përgjatë ditëve të fundit ka sjellë pasoja në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se grupet e punës së OSHEE-së ndodhen në terren në të gjithë vendin për riparimin e defekteve të shkaktuara

“Grupet e punës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhen në terren në të gjithë vendin për riparimin e defekteve të shkaktuara si pasojë e motit të keq, si dhe për të garantuar furnizim me energji elektrike për çdo qytetar”, tha ministrja Balluku.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.