Mbi 19 mijë seanca radioterapie gjatë 10-mujorit

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se janë kryer 19 157 seanca radioterapie pranë QSUT-së gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti.

Sipas FSDKSH-së nëpërmjet investimeve të kryera në pajisje dhe teknologji u bë e mundur ulja e radhëve të pritjes, ndërsa është rritur cilësia e shërbimit për pacientët.

Paketa e radioterapisë është e financuar 100 % nga FSDKSH që prej janarit të vitit 2018.

Shtimi i barnave për trajtimin e sëmundjeve të rënda tumorale, si dhe sigurimi i pajisjeve të reja diagnostikuese konsiderohet prioritet në planin e masave nga dikasteri i shëndetësisë, kundrejt parandalimit dhe trajtimit të këtyre sëmundjeve.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.