COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 393 të infektuar dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2793 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 393 qytetarë.

“Kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë në Tiranë, 31 në Fier, 18 në Vlorë,14 në Shkodër, 12 në Durrës, Lushnjë, Elbasan, 11 në Berat, 10 në Kamëz, Sarandë, Gjirokatër, Tepelenë, 8 në Kavajë, 7 në Rroskovec, 6 në Kuçovë, 5 në Kurbin, 4 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Korçë, Pogradec, 3 në Vorë, Përmet, Kelcyrë, Devoll, Poliçan, 2 në Pukë, Mirditë, Mat, Divjakë, Libohovë, Memaliaj, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Dibër, Delvinë, Dimal, Peqin, Gramsh. Janë 6206 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin”, bën të ditur ministria.

Aktualisht, sipas MSHMS-së, në spitalet COVID po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

“Në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha”, informoi MSHMS.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,967 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar, ose telefononi Urgjencën Kombëtare Mjekësore në numrin unik 127.

Statistika (07 dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 393
Të shëruar në 24 orë 539
Të shtruar në spitale 151
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2,793

Testime totale 1,409,310
Raste pozitive 202,295
Raste të shëruara 192,967
Raste aktive 6,206
Humbje jete 3,122

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3146
Fier 645
Gjirokastër 537
Shkodër 435
Durrës 330
Berat 315
Elbasan 252
Vlorë 207
Lezhë 159
Korçë 89
Dibër 46
Kukës 45

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.